Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vaksinuar sot kundër koronavirusit.
Vaksinimi i Kurtit është bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
I pari i qeverisë është ndër të parët që merr vaksinën anti Covid-19, ani pse ai para disa kohësh ishte shëruar nga COVID-19.
Vaksinimi i Kurtit vjen pasi që Kosova mbrëmë pranoi kontigjentin e parë prej 24 mijë vaksinash nga AstraZeneca, të financuara nga UNICEF-i.