Albin Kurti modeli i një djali që e nisi nga hiçi dhe u bë kryeministër me forcat e veta.
Lëvizja Vetëvendosja e Kosovës u shpall fituese në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën dje. VV si forcë e parë politike mori 197,966 vota ose 25,79%.
Albin Kurti festoi mbrëmë në sheshin kryesor të Prishtinës, ndërsa si kandidati fitues për postin e kryeministrit ka nisur menjëherë punën për formimin e qeverisë së re, ndërsa ftesën e parë për koalicion ia ka bërë Vjosa Osmanit.
Albin Kurti ka qendruar gjithnjë në opozitë, por fitorja e tij duket se nuk ishte surprizë, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara, ai ishte politikani më i votuar në Kosovë.
Gjithnjë kundër rrjedhës, Albin Kurti është parë si nacionalist dhe idetë e tij i ka luftuar gjithnjë në opozitë për 14 vite me radhë.
Albin Kurti ka organizuar shpesh protesta kundër qeverive, dhe pas burgut në Beograd, ai ka qendruar edhe në qelitë e Kosovës së pasluftës.
Simbolet shtetërore të Kosovës, Kurti nuk i pëlqeu kurrë dhe i kundërshtoi për vite me radhë me forcë….Mirëpo jo më larg se pak javë më parë deklaroi se nëse bëhet kryeministër nuk i heq nga zyra këto simbole.
“Unë si kryeministër nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valëvit flamurin deri tash e kanë vjedhë ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha ai.
Por kush është Albin Kurti:
Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Pas arsimimit bazë (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Millosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.
Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Millosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviçit.
Në gusht të vitit 1998, që përkon edhe me fillin e luftës në Kosovë, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës.
Gjatë kësaj kohe ai ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi.
Më 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.
Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë.
Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim“.
Ndërsa kur u dënua, tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më jepej rasti do të veproja sërish njësoj.”
Ishte presioni ndërkombëtar që bëri që Albini të lirohej më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Kurti u diplomua në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.
Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.
Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.
Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.
Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën “Jo negociata, vetëvendosje”, fjalë e cila pikërisht solli transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje!
Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.
Sërish edhe njëherë Kurti provon shijen e prangave të policisë ndërkombëtare, e cila ndaloi gjthashtu edhe qindra aktivistë të tjerë,
Me kalimin e kohës, Lëvizja Vetëvendosje u kthyer në parti, e cila ishte gjithmonë e gatshme të zgjidhte opozitës sesa një marrëveshje për pushtet. Mirëpo, problemet nuk kishin të ndalur për Kurtin. Tashmë në Kosovën e pasluftës ai do prangosjes sërish dhe do shkonte në qelinë e burgut.
Në vitin 2017 ai u arrestua bashkë me dy deputetë të tjerë pas përfundimit të një proteste të partive opozitare kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Ndërkohë i dorëhequr nga kreu i parisë, VV drejtohej nga Visar Ymeri, e cila u has me shumë probleme. Ymeri u detyrua të japë dorëheqjen e tij pas zbulimit të një skandali, ku deputetja Aida Dërguti kishte fyer me fjalë banale Albin Kurtin kur ky i fundit ishte në paraburgim.
Dorëheqja e tij pasoi edhe largimin e shumë deputetëve të tjerë, duke e lënë VV në prag të shkatërrimit. Por ai që e krijoi, u rikthye sërish për të marrë frerët e saj.
Me rikthimin e tij në krye të VV, Kurti vijoi të kundërshtonte po aq shumë një marrëveshje të mundshme me Serbinë, në dëm të interesave të Kosovës, duke mos i kursyer sulmet në drejtim të qeverisë Haradinaj.
Me dorëheqjen e Haradinaj, Kurti doli menjëherë në një deklaratë për shtyp duke e komentuar si një vendim të vonuar. Kështu Albini kishte ndezur motorrat e garës dhe provoi fitoren pas 14 vitesh në opozitë.