Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fjalën e tij sot në Kuvend e ka filluar duke kërkuar falje për vonesën e tij në seancë pasi që ishte duke udhëtuar dhe direkt nga aeroporti ka ardhur aty.
Ai deklaroi se askush nuk e di me siguri se si do të zhvillohet situata në të ardhmen, por ajo që e dimë nga historia është se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.
Ndër të tjera për luftën në Ukrainë ka thënë: “Ukrainasit nuk e filluan këtë luftë, por ukrainasit duhet të luftojnë sepse siç thuhej në një parullë të një protestueseje, nëse nuk do të luftojmë, nuk do të ketë më Ukrainë”.
Ai ka folur në seancë edhe për Serbinë ku ka thënë se pozicioni i saj “edhe edhe” është pozicion edhe me demokracinë edhe me autokracinë.
“Ne dënojmë edhe mosdënimin e fqinjit tonë serb ndaj Rusisë. Pozicioni ‘edhe edhe’ i Serbisë është pozicion edhe edhe me BE-në edhe me Rusinë, edhe me ShBA-në edhe me Kinën, pra është pozicion edhe me demokracinë edhe me autokracinë”
Fjalën e tij kryeministri e përfundoi duke kërkuar nga shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta njohin atë. Si dhe kryeministri Kurti njoftoi se këtë vit Kosova do të aplikojë në BE.