Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në profilin e tij në Facebook ka raportuar për zhvillimet në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai ndihet krenar se bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilloi plot 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.
“Për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilluam 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota”, shprehet ndër tjera ai.
Një ndër çështjet të cilat i ka diskutuar atje është edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës: “Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer”, raporton FolDrejt.
Ky është postimi i plotë i tij: