Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se shumë prej të vrarëve ishin mes moshes 15 e 87 vjeç.
“Më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998. Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje.
Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Kurti. /FolDrejt/