Kurti i është përgjigjur pyetjeve dhe akuzave të deputetëve opozitarë në lidhje me mungesën e transparencës, transmeton Fol Drejt.
Kurti e ka kundërshtuar këtë dhe ka thënë se asnjëherë s’ka pasur transparencë më shumë se me qeverinë Kurti.
“Nuk mendoj që është e drejtë të thuhet se transparenca është zero. Ju pyesni e unë përgjigjem. Gjithashtu në komisionet parlamentare, ministrat, zëvendëskryeminstri vjen. Unë i kam pasur të tre liderët e partive opozitare dhe e kemi diskutuar planin franko-gjerman”, tha kryeministri Kurti.
“Nëse ju e shihni të nevojshme që përtej asaj që ju kanë njoftuar ose që konsideroni që nuk ju kanë njoftuar atëherë mund të mbajmë seancë edhe të hapur edhe të mbyllur, por s’mund të thoni se transparenca është zero”, shtoi tutje kryeministri Kurti./FolDrejt/