Përherë të parë kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë. Ai sapo ka mbërritur në Tiranë ku është pritur nga homologu i tij Edi Rama, informon foldrejt.com.
Ceremonia zyrtare e pritjes është organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të ministrave të kabineteve qeveritare dhe zyrtarëve të tjerë nga të dy vendet.
Pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryparlamentarin Gramoz Ruçi, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, si dhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe minishengeni./Foldrejt.com