Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Fol Drejt.
Në reagimin e Haradinajt ai i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që t’i tërheq mbrapsh “sejmenët” e tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pushteti nuk është gjithçka.
Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.
Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve.
Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë.
Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!