Albulena Haxhiu është deklaruar rreth operacionit të kryer nga Policia e Kosovës, gjatë të cilit janë arrestuar disa policë.
Haxhiu ndër të tjera ka theksuar se po e bëjnë të pamundurën që Kosova të bëhet një vend i jetueshëm për qytetarët e saj, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu është shprehur:
“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.
Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!
Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!”/FolDrejt/