Aleanca Popullore, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) do të fitojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin kombëtar, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu, përcjell Fol Drejt.
Aleanca AKP-MHP kryeson me 53.2 për qind të votave të fituara bazuar në 51.9 për qind të votave të numëruara, që do të thotë se do të ketë 332 vende në parlamentin prej 600 vendesh.
Unioni Kombëtar i opozitës Kemal Kilicdaroglu parashikohet të fitojë më shumë se 32 për qind të votave, ndërsa Unioni i majtë i Punës dhe Lirisë është i treti me afro nëntë për qind të votave.
Ju kujtojmë se është ende një garë e ngushtë për sa i përket zgjedhjeve presidenciale. Erdogan aktualisht është përpara Kilicdaroglu, por është pothuajse e sigurt që ata do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve. /FolDrejt/