Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti sot konferencë për media.
Përmes kësaj ata kërkuan nga qeveria, pozita e opozita që së bashku t’i tejkalojnë të gjitha dallimet, për t’u përballur me krizën, transmeton Fol Drejt.
Kriza e nevojat nuk njohin qytetarë të pozitës e opozitës, por vetëm qytetarë që vështirë se do t’ia dalin vetëm pa ndihmën e qeverisë, e pa vendimmarrje të përgjegjshme të Kuvendit, thuhet në komunikatën për shtyp të kësaj partie.
Mes tjerash kritikoi qeverinë, duke thënë se teksa kriza globale është duke sjellë pasoja të rënda në vendin tonë e te qytetarët, reagimi i ekzekutivit as që shihet.
“Kryeministri është në eksurzion, e ministrat e dikasterëve ekonomik janë të padukshëm. Madje për secilin propozim e iniciativë të opozitës, nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim, apo gjetje të alternativave të përbashkëta. Pra thjeshtë, ende janë në logjikën ‘Krejt dhe drejt’”.
AAK mes hapave tjerë që sipas tyre duhet të ndërmerren, listojnë edhe :
- Heqjen për një periudhë pesëmujore të akcizës për naftën
- Heqja e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare;
- Përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik;
- Masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike./FolDrejt/