Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kanë shprehur shqetësimin për aktivitetet “dashakeqe” të Koresë së Veriut që financojnë programin e saj të armëve, thuhet në deklaratën e përbashkët të sotme të tre vendeve.
Zyrtarët dhe ekspertët nga SHBA dhe vendet aleate pohojnë se kriptovalutat e vjedhura nga hakerat e Koresë së Veriut ishin vendimtare për financimin e programit të armëve të Phenianit, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
I dërguari bërthamor i Koresë së Jugut zhvilloi takime me homologët e tij amerikanë dhe japonezë në Seul këtë javë dhe dënoi testet raketore të Veriut./FolDrejt/