Një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin ka thënë se Rusia tani po lufton aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje midis Moskës dhe Kievit – ky është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë”, tha Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev.
“Planet e perëndimorëve janë që të vazhdojnë ta copëtojnë Rusinë, dhe përfundimisht thjesht ta fshijnë atë nga harta politike e botës”, tha Patrushev për gazetën Argumenti i Fakti.
Ish-spiuni sovjetik që e njeh Putinin që nga vitet 1970, është një aleat i linjës së ashpër dhe shihet si një nga njerëzit e paktë që mund të ndikojë te presidenti rus./FolDrejt/