Juventusi është eliminuar përsëri në Ligën e Kampioneve pa lënë shenjë, pas një humbje të rëndë në shtëpi me shifrat 3-0. Por Masimiliano Alegri, trajneri i bardhezinjve, pas sfidës ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij dhe ka theksuar se nuk kishte se për çfarë të kritikonte ekipin.
“Unë do ta luaja këtë ndeshje ashtu siç e bënë djemtë. Skuadra ka bërë një ndeshje të mirë, ndjej keqardhje, por duhet të pranoj rezultatin 0-3, transmeton Fol Drejt.
Për 75 minuta skuadra ka bërë mirë, në pjesën e dytë ata u vendosën prapa dhe vetëm një episod mund ta zhbllokonte, ashtu siç ndodhi. Djemve nuk kam asgjë për t’i kritikuar, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë. Komplimente Emeri, ka bërë ndeshjen e drejtë. Një nga ndeshjet e tija”, tha Alegri pas sfidës./FolDrejt/