Sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar se do ta dekorojë Richard Grenellin, i cili në administratën Trump ishte i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebrisë.
“Ky vendim s’ka të bëjë me Qeverinë. Është vendim i imi. Mendoj se ai ishte ndër të paktit njerëz nga SHBA-ja që ka pasur qasje më të balancuar, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë për Kosovën dhe Metohinë. Ai nuk është se mendon ndryshe nga pjesa tjetër e administratës amerikane, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, ka thënë Vuçiq sot në një konferencë për media.
Kjo është hera e parë që një amerikan i cili ka punuar në një pozitë të lartë shtetërore dekorohet nga Serbia. /FolDrejt/