Të paktën 8 foshnja të sapolindura kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një spital të Algjerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri shpërtheu në pjesën e maternitetit të spitalit në qytetin El Oued Souf, që ndodhet 500 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit Algjer.
Agjencia e Mbrojtjes Civile thekson se tre foshnja pësuan djegie nga flakët ndërsa pesë të tjera ende nuk janë gjetur, ndërkohë njoftuan se 37 gra dhe 28 punonjës të spitalit u shpëtuan.
Mediat lokale raportojnë se zjarri ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër dhe se kryeministri i vendit, Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim mbi incidentin.