Algjeria dhe Rusia kanë filluar një stërvitje të përbashkët katër-ditore ushtarake në Detin Mesdhe.
Ministria e Mbrojtjes e Algjerisë përmes një deklarate me shkrim njoftoi se një grup luftanijesh që i përkasin flotës ruse dje u ankoruan në portin e Algjerit për të kryer stërvitjen e përbashkët detare të vitit 2022, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë theksohet se stërvitja kryhet për të forcuar bashkëpunimin ushtarak midis marinës algjeriane dhe ruse.
Një anije e de-minimit që i përket marinës ruse u ankorua në portin Jijel në bregun lindor të Mesdheut në shtator për të kryer stërvitje të përbashkëta me marinën algjeriane.
Luftanijet ruse dhe algjeriane kryen manovra të përbashkëta detare në Mesdhe nëntorin e kaluar, duke përfshirë ushtrime të ndryshme taktike dhe interceptive.
Algjeria është një nga aleatët ushtarakë më të rëndësishëm të Rusisë në kontinentin afrikan dhe gjithashtu një nga klientët më të mëdhenj të armëve ruse në rajon./FolDrejt/