Algjeria do të rihapë ambasadën e saj në Kiev një vit pasi u mbyll për shkak të sulmit rus në Ukrainë, njoftoi sot televizioni shtetëror algjerian, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ky vendim bie në kuadrin e ruajtjes së interesave të shtetit algjerian dhe interesave të komunitetit kombëtar në këtë vend,” njoftoi ministria, duke theksuar se Algjeria do të përfaqësohet nga i ngarkuari me punë në Kiev dhe se vendimi do të të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur, njoftoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ambasada e Algjerisë në Kiev u mbyll në mars të vitit të kaluar për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pasi Rusia pushtoi Ukrainën./FolDrejt/