Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Akademisë së Shekncave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet krajës në lidhje me një pamflet të publikuar nga AShAK –u.
Aty Ahmeti akuzohej se bëri pazare në dëm të Kosovës, duke shtyer përpara çështjen e ndarjes së vendit, përcjell Fol Drejt.
Për këtë reagoi Ahmeti, duke i mohuar ato që Kraja dhe AShAK kishin deklaruar.
“Sigurisht se ka problem të pazgjidhura siç është problemi i Kosovës me Serbinë. Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja unë paskam qenë kundër ndryshimit të kufijve, unë pa i rënë brisk fytyrës për atë pavarësi dhe për ato kufij të Kosovës kamë dhënë gjithçka nga jeta ime.
Unë nuk bëjë pazare me copa të vendit i cili është larë me gjak, është gjak i shokëve të mij, është gjak i Fazli Gravçevcit, Rexhep Malës, Femi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Luan Haradinaj, është gjak i qindra ushtarëve që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njëjtat llogore me ata, dhe mua ky gjak nuk mëë lë të bëjë pazare për tokat e shenjta shqiptare të lara me gjak.
Prandaj, mos gabojnë, sepse unë nuk jam i koluareve dhe politikave të gjelbra dhe të verdha. Reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjelltë kjo është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai./FolDrejt/