Shqipëria është vendstrehimi i muhaxhedinëve të Mekut, që kanë një ideologji marksiste dhe që kërkojnë të marrin pushtetin në Iran. Kjo ka sjellur edhe shqetësimin e fundit të Iranit kundrejt Shqipërisë.
Al Khameni, në lidhje me këtë, përherë të parë është shprehur:
“Është një vend shumë i vogël por shumë djallzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”.