Unë nuk qaj
Shi bie vogëlushi im
shkundet plepi i shtëpisë
Unë nuk këlthas
nën dritare vogëlushi im
coft ra korbi i Edgar Allan Posë
Unë nuk luaj vendit
Muret lëvizin sendet vogëlushi im
vjeshte e keqe mori
Re e zezë shtëpinë tonë mbështoll…/FolDrejt/