Deputetja konservatore britanike Alicia Kearns, ka reaguar pas rastit të rrëmbimit të policëve kosovarë, nga forcat speciale policore e ushtarake serbe, të cilat u futën ilegalisht brenda territorit tonë gjatë ditës së djeshme, shkruan Fol Drejt.
Kearns e cila është edhe Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme, ka thënë se nëse forcat policore e ushtarake janë futur ilegalisht brenda territorit të Kosovës, kjo përbën një përshkallëzim shumë serioz të situatës:
“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz.”
Sipas Kearns, në këtë rast, bashkësia ndërkombëtare do të duhej të reagonte me sanksione të ashpra kundër Serbisë:
“Kjo do të kërkonte sanksione domethënëse nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga kritikat dhe sanksionet ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak.”
Ua kujtojmë se sot gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Albin Kurti, mohoi pretendimet e Beogradit zyrtar, sipas së cilave policët e Kosovës ishin futur thellë në territorin e Serbisë./FolDrejt/
If Kosovar Police Officers have been kidnapped by Serbian forces which illegally entered Kosovo, this is a very serious escalation.
It would warrant a significant sanctioning by Western powers who have not held back from sanctions and criticism of Kosovo for far, far less.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 14, 2023