Një aligator 1.2 metra i gjatë u gjet dhe u kap në një park në Nju Jork, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Zvarraniku u pa nga punonjësit e Prospect Park në Brooklyn të dielën në mëngjes dhe ata thirrën autoritetet. Bëhet fjalë për një aligator 1.2 metra i gjatë, i cili u kap dhe u transportua në kopshtin zoologjik të Bronxit.
Aligatorët jetojnë në pjesën juglindore të ShBA-së, pra në vende me klimë të ngrohtë si Florida dhe Luiziana, ndërsa të dielën temperatura në Nju Jork ishte vetëm 9 gradë.
Zyrtarët thanë se aligatori, i quajtur Godzilla, ishte në gjendje të keqe, “shumë letargjik dhe i tronditur nga i ftohti”. Nuk dihet ende se si ka hyrë në liqen. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos lejojnë kafshët në parqet e qytetit, pasi është e paligjshme.
Në këtë rast, aligatori nuk ka lënduar askënd.
Çdo vit, rojtarët u përgjigjen rreth 500 raporteve në lidhje me kafshët në parqet e Nju Jorkut. /FolDrejt/