Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një video-adresimi ka bërë thirrje që të mbrohet mjedisi duke kursyer energjinë elektrike, shkruan Fol Drejt.
Aliu tha se një kilovat i shpenzuar e i shfrytëzuar në mënyrë joefiçiente ka një zingjir të tërë të dëmeve që ndikojnë negativisht në mjedis, e që si rrjedhojë edhe në mirëqenien tonë fizike.
Më tej, ministri theksoi që një kilovat më tepër nënkuton më tepër emisione të dëmshme të dioksidit të karbonit që rezulton në anomali të kushteve klimatike, e që tek ne ndikojnë përmes vërshimeve, thatësirave për sektorin e bujqësisë dhe zjarreve të dëmshme për biodiversitetin e natyrën e çmueshme të vendit tonë. /FolDrejt/
Postimi i plotë: