Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar memorandumi për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit.
“U pajtuam që të bashkëpunojmë në zhvillimin e projektit “Ndërtimi i teleferikut në Kalanë e Prizrenit” me qëllim të zhvillimit të sektorit të turizmit në Prizren, kështu duke u zotuar se do të angazhohemi që të kontribuojmë sipas kompetencave që i kemi për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Prizrenit”, ka thënë ministri Aliu lidhur me këtë memorandum.
“U pajtuam që gjatë implementimit të këtij memorandumi, të shkëmbejmë informacione dhe të takohemi rregullisht të paktën një (1) here në muaj për të vlerësuar dinamikat e zbatimit të memorandumit”, ka shtuar ai./FolDrejt/