Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar lidhur me seancën e parë gjyqësore që u mbajt sot në Hagë, transmeton Fol Drejt.
Aliu, me anë të një postimi në facebook, ka përkrahur kontributin e luftëtarëve të UÇK-së, duke thënë se ata janë heronj.
“Brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë. I kemi dëgjuar historitë e tyre prej më të vjetërve, qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krah, dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën bashkë me ta.
Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu në facebook./FolDrejt/