Të gjithë e dimë se alkooli është i dëmshëm për shëndetin tonë, por një studim i ri ka zbuluar se faktikisht kjo pije mund t’i shkaktojë shtatë lloje të kancerit.
Konsumimi i çfarëdo sasie të alkoolit e rritë shansin për zhvillimin e kancerit të gojës, fytit, ezofagut, mëlçisë, zorrëve, zorrës së trashë dhe gjirit.
Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Addiction’, ka zbuluar se alkooli vlerësohet t’i ketë shkaktuar rreth gjysmë milioni vdekje nga kanceri vetëm në vitin 2012.
Edhe pse ata që pinë shumë alkool janë më të rrezikuar, ekspertët thonë se edhe ata që pinë në sasi të moderuar janë të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit.
Veç tjerash, hulumtimet sugjerojnë që alkooli mund ta zhvillojë edhe kancerin në lëkurë, prostatë dhe në pankreas.