Një foto e trajnerit të Juventusit Misimiliano Allegri është bërë virale me shpejtësi në rrjete sociale.
Tekniku italian është fotografuar me drejtorin e ri teknik të PSG-së, Luis Campos dhe kaq ka mjaftuar që të nisin thashethemet.
Të dy janë takuar në një hotel në Montecarlo dhe menjëherë u supozuan skenaret se italiani do të kalonte në Ligue 1.
Si qëndron e vërteta?
E vërteta është tjetër, pavarësisht të gjithë thashethemeve të tregut të transferimeve.
Ty dy janë takuar rastësisht, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë samit të organizuar për të propozuar stolin e PSG-së.
Për rrjedhojë nuk ka asnjë dyshim që Allegri do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit pavarësisht fotos që është bërë virale në internet.