Trajneri i futbollit të Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se dëshiron të drejtojë klubin nga Torino edhe në sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat italiane.
“Ne duhet të mbrojmë vendin e dytë. Matematikisht, na duhen tre pikë për të përfunduar sezonin në mesin e katër klubeve më të mira. Mendërisht jemi të fortë gjatë gjithë sezonit, duhet të vazhdojmë kështu,” tha Allegri.
Juventusi nuk i realizoi objektivat këtë sezon, pasi u eliminua nga Sevilla në gjysmëfinale të Europa League./FolDrejt/