Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga pankina e Zonjës së Vjetër dhe dëshiron të bëjë një program për dy vitet e mbetura të kontratës së tij, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Juventus përfundoi në vendin e shtatë sezonin e kaluar pasi Federata Italiane e Futbollit zbriti 10 pikë për shkak të mashtrimit të kontabilitetit gjatë transferimeve të lojtarëve dhe me ato 10 pikë, Zonja e Vjetër do të kishte luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.
Lidhur me këtë, sezonin e ardhshëm do të luajë në play-off për të hyrë në Ligën e Konferencave të UEFA-s, dhe Allegri thotë se pavarësisht gjithçkaje dhe të gjitha problemeve, nuk dëshiron të largohet nga Juventusi dhe dëshiron të qëndrojë në stolin e kësaj skuadre.
“Nuk ka negociata për largimin tim, kam kontratë edhe për dy vite. Nuk do të jap dorëheqjen, jam në dispozicion të klubit. Dua të bëj një program dhe të punoj me atë që kam në dispozicion, siç kam bërë gjithmonë. Si gjithë të tjerët, tani më duhet pak pushim”, tha Allegri.
Mediat në Itali shkruajnë se Juventusi mund të marrë një gjobë nga UEFA në periudhën e ardhshme, çka do të thotë se Zonja e Vjetër nuk do të luajë fare në Evropë vitin e ardhshëm. /FolDrejt/