Juventusi u trondit nga Genoa, në sfidën e javës së 36-të të Seria A, pr kjo humbje nuk ndikon në renditjen e bardhezinjve, pasi të besuarit e Missimiiano Allegrit kanë siguruar tashmë edhe zonën Champions League.
Pas ndeshjes foli trajneri Allegri, i cili analizoi atë që ndodhi në fushë dhe foli për emra të veçantë si Kean dhe Vlahovic.
“Më shumë se i zemëruar, jam i zhgënjyer që nuk fitova një ndeshje që ishte në rrugën e duhur për ne. Duhet të kishim shënuar një gol të dytë dhe nuk e bëmë. Ka diçka për të cilën duhet të punojmë, edhe pse duhet pranuar që karakteristikat e lojtarëve nuk i përshtaten.
Pasi nxorëm Arthur, Minneti dhe Dybala, nuk kishim asnjë lojtar që të diktonte ritmin dhe ta ngadalësonte ritmin. Kishim lojtarë kundërsulmues. Kur humb kaq shumë raste, do ndëshkohesh më pas.
“Jam i trishtuar për humbjen, edhe pse nuk bën ndonjë ndryshim në klasifikim. Tani kemi Kupën e Italisë dhe absolutisht nuk mund të bëjmë të njëjtat gabime aty”, shtoi Allegri në deklaratën e tij për Sky sport Italia.
Vlahovic? Ka bërë një nga ndeshjet më të mira në nivel teknik. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti. Jam përpjekur ta shpjegoj më parë, por më sulmuan sikur unë e shkatërrova Vlahovic. Ai nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje në Serie A dhe duhet të gjejmë një ekuilibër. Ndoshta ai nuk e kuptoi se bëri një paraqitje të mirë. Mendoj se sezonin e ardhshëm do të shohim një përmirësim të tij dhe do e kuptojë që nuk ka dështuar nëse nuk shënon gol.
Keane? Ai është një lojtar që zakonisht shënon me një gjysmë rasti. Këtë herë pati pesë ose gjashtë raste dhe nuk shënoi. Ky është futbolli. Ai ka më shumë përvojë, edhe pse është i ri. Duhet të luajë thjesht dhe të mos harxhojë shumë energji në duelet individuale, që nuk ndihmojnë.
Futbolli mund t’ju japë mundësi që vijnë herë pas here. Ndjesa se Criscito do të shënonte, pasi arbitri dha penallti në minutën e 95-të. Ai nuk kishte shanse të gabonte për herë të dytë. Ky është sporti, nëse nuk i shfrytëzon shanset e tua, mund të ndëshkohesh. Kështu që Genoa e meritoi”, deklaroi Allegri./FolDrejt/