Në përballjen mes Everton dhe Chelsea është vënë re mungesa e Marco Alonsos.
Thomas Tuchel nuk ka preferuar të grumbullojë për këtë ndeshje spanjollin, pasi afrimi i Cucurella ka bërë që tashmë lojtari të jetë gjithmonë e më larg “Stamford Bridge”.
Alonso në këtë mënyrë është gjithmonë e më afër kalimit te Barcelona, ndërsa sipas mediave britanike spanjolli pritet të kalojë në “Camp Nou”.
Mbetet për t’u parë sesi blaugranët do të arrijnë të nënshkruajnë me Alonson pas bllokadës së La Ligës. /abcnews.al/