Menaxheri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, hodhi poshtë zërat që e lidhnin atë me një largim nga klubi sezonin e ardhshëm, duke këmbëngulur se ai do të qëndronte në Gjermani të paktën aq sa ka në kontratën e tij aktuale, e cila zgjat deri në vitin e ardhshëm, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
“Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me klubin. Nuk shqetësohem për të ardhmen time. Jam fokusuar plotësisht në atë që dua dhe e kam diskutuar me të gjithë ata që duhet të dinë,” tha ai për mediat. /FolDrejt/