Paqja mes dy shteteve të fuqishme europiane, Gjermanisë dhe Francës, arrihet në 10 maj 1871. Dokumenti u nënshkrua në hotelin e Frankfurtit „Schwanenhotel“, shkruan foldrejt.com.
Gjermania mori nën kontroll territoret Elsass dhe Lothringen të banuara kryesisht nga gjermanët, kurse në të njëjtën kohë duheshte të paguajë edhe pesë milionë franka dëmshpërblim.
Kjo marrëveshje polarizoi më tepër politikat franceze kundrejt Gjermanisë deri në 40 vitet e ardhshme. Territoret e humbura të Alsace-Lorraine, u kthyen në një obsesion për revanshizëm të njërës ndër fuqive më të mëdha europiane Francës, për t’u përfshirë në Luftën e Parë Botërore.
Në 1919, me Marrëveshjen e Versajës dhe me ndërhyrjen amerikane, territoret e Alsace-Lorraine rimerren përsëri nga Franca.
Duke tejkaluar Luftën e Dytë Botërore, Franca dhe Gjermania sot janë dy superfuqitë dhe shtyllat e BE-së. Jo më kot, kancelarja Angela Merkel këshillon serbët dhe shqiptarët që të tejkalojnë konfliktet në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç vepruan francezët dhe gjermanët për Europën./Foldrejt.com