Sipas Fabrizio Romano, Julian Alvarez mund të nënshkruajë një marrëveshje të re me Manchester Cityn këtë javë që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2028.
Sulmuesi i ri ka pasur një vit shumë të mirë duke ngritur Kupën e Botës në Katar dhe duke ndihmuar Manchester Cityn të fitojë ndeshjet vendimtare.
Dhe pavarësisht pranisë së Erling Haalandit në skuadër, Pep Guardiola i ka besuar Alvarezit përkrah sulmuesit norvegjez. Paga e re e sulmuesit 23-vjeçar do të jetë në rritje të madhe prej 2.6 milionë funte, pasi ai duket futbollist premtues, transmeton Fol Drejt.