Diskutimet mbi një kthim të mundshëm të Alvaro Morata në Juventus vazhdojnë. Bianconerët në fakt po negociojnë me Atletico Madrid pasi që klubi spanjoll hapi dyert për një transferim të mundshëm të sulmuesit të tyre, pasi që Juventusi e ka të vështirë të përfundojë një marrëveshje për Dzeko.
Palët po punojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, ndërsa Atletico Madrid pret për “po” nga Luis Suarez, i cili është afër të ndërpresë kontratën e tij me Barcelonën.
Kur sulmuesi uruguajan do të bëhet një agjent i lirë, atëherë Morata mund të drejtohet te Juventusi, me Bianconerët të sigurt se marrëveshja mund të përfundojë në orët e ardhshme.
Kjo situatë e shtyu Juventusin të sjellë një sulmues që trajneri Pirlo tashmë e njeh mirë dhe se ai ka nevojë për të forcuar sulmin e skuadrës.