Gjysmëlakuriq dhe me kërcim gjysëmstriptiz, këngëtarja e shou-bizit Fjolla Morina, që shpesh dihet të keqpërdoret nga moderatorët e emisioneve për përfitime materiale, ka habitur gjithë njerëzit me principe pasi mbrëmë ka performuar në Skënderaj të Kosovës, informon foldrejt.com.
“A po i bjen: ra Fjolla Morina e u vetëdijësuam se si duhet mbrojtë fëmijet!?
Thuajë, 20-të vitet e pasluftës, çfarëdo që është bërë i përngjanë veprimit të Fjollës. Për të cilat drejta të fëmijëve, apo mbrojtjen e tyre flasim?!
Fëmijet mbrohen nga familja, shoqëria e shteti (ligji). Ne cdo Portal apo mendim personal të individëve e kopton, se Fjolla është degjenerim për shoqërin. A nuk vjen Fjolla nga kjo shoqëri, apo a nuk vijnë rrethanat degjeneruese qysh prej 20-të viteve!?
Amanet:
Përkujdesuni për vetën, fëmijët e familjet tuaja. Duke u mbështetur mbi këtë parim, do kemi në të ardhmen një shoqëri të shëndoshë. Nëse vazhdojmë të “përkujdesemi” për të tjerët, e të flasim mbi ndergjegjen e tjetrit asnjëherë s’do kemi familje, shoqëri dhe shtet të shëndoshë,” shkruan mes tjerash
Binak Sylaj./Foldrejt.com