Amazon, platforma e tregtisë elektronike, do të pushojë nga puna 9,000 punëtorë të tjerë në javët e ardhshme, tha sot CEO i kompanisë Andy Jesse, raporton CNBC.
Raundi i fundit do të prekë kryesisht punonjësit në burimet njerëzore, inxhinierët dhe sektorin e marketingut.
Këto pushime nga puna janë shtesë e pushimeve të mëparshme që kompania njoftoi në nëntor, të cilat zgjatën deri në janar dhe prekën më shumë se 18,000 punonjës, transmeton Fol Drejt.