Ambasada Amerikane në Kiev i kërkon Departamentit të Shtetit largimin e stafit joesencial nga Ukraina
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të autorizojë largimin e të gjithë stafit joesencial dhe familjeve të tyre.
Siç raporton CNN, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se “s’kanë asgjë për të thënë në këtë moment dhe se po kryejmë planifikim rigoroz të emergjencës, siç bëjmë gjithmonë, në rast se situata e sigurisë përkeqësohet”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.
Sipas burimeve të CNN në qeverinë ukrainase, SHBA-të pritet që evakuimin ta bëjnë në fillin të javës së ardhshme, teksa gjatë bisedës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë këtij të fundit se një reagim i tillë do të ishte i tepruar.
Kujtojmë se sipas vlerësimeve të fundit, situata në kufirin Rusi – Ukrainë është në gjendje alarmante, ku SHBA-të këtë të shtunë dërguan rreth 90 ton ndihma ushtarake, ndërsa Rusia ka pozicionuar më shumë se 127 mijë trupa rreth brezit kufitar me Ukranien.