Ambasada Amerikane në Prishtinë në Ditën e Lirisë së Shtypit ka shprehur mbështetjen për gazetarët në Kosovë dhe në botë që rrezikojnë jetën e tyre për të paraqitur të vërtetën.
Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se gazetarët raportojnë korrupsionin, ndryshojnë ligjet e përmirësojnë jetën, transmeron Fol Drejt.
“Gazetarët vënë në dukje korrupsionin, ndryshojnë ligjet, reformojnë praktikat e biznesit dhe përmirësojnë jetën.
Në Ditën e Lirisë së Shtypit le të tregojmë mbështetjen tonë për gazetarët në Kosovë dhe anembanë globit që rrezikojnë jetën e tyre për të ekspozuar të vërtetën”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/