Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën këtë javë në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët miratuan për projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për denimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Vëmendjen kryesore e mori Flora Brovina që pasqyroi një fotografi, me të cilën ajo deshi të pasqyronte dhunën seksuale të serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.
Por ajo fotografi doli të ishte fals dhe e gjithë kjo shkaktoj reagim të madh në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Britanisë ka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura.
“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë.