Pas shpalljes së konkursit nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka reaguar Ambasada Britanike, transmeton Fol Drejt.
Nëpërmjet një reagimi në llogarinë zyrtare në Facebook, nga kjo ambasadë kanë thënë se kanë qenë duke pritur përgjigje nga KPK, pasi kanë ofruar mbështetje në rekrutimin për këtë pozitë.
“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues…”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Mandati 7-vjeçar i Kryeprokurorit aktual të Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të përfundojë më 21 prill 2022. /FolDrejt/