Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka vlerësuar lart ekipin e kërkim-shpëtimit të FSK-së që aktualisht gjendet në Turqi për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve pas tërmeteve që goditën vendin, shkruan Fol Drejt.
“Jemi të kënaqur të shohim pajisjet e dhuruara nga Britania e Madhe duke shpëtuar jetë nëTurqi falë guximit dhe aftësisë së ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së. “, shkruan në postimin e ambasadës në Facebook.
Tutje, në njoftim u tha se aftësitë e Kosovës rreth kërkim-shpëtimit janë pasuri të mëdha për vendin dhe aleatët e saj, me të cilët shprehen krenarë që janë të lidhur. /FolDrejt/