Me një pritje dhe performancë, Ambasada e Amerikës ka festuar përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Këtë e bëri të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në twitter, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Hovenier, festimi u bë përmes një pritjeje dhe performance nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë.
“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës”, ka shkruar Hovenier./FolDrejt/