Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar institucionet e Kosovës për riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri.
Gjithashtu u theksua se Kosovës është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Ky reagim i ambasadës së Amerikës erdhi pasi mbrëmë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla bëri të ditur se 11 shtetas të Kosovës janë kthyer nga zonat e konfliktit në Siri.
“Ne do të vazhdojmë luftën tonë të fortë kundër ekstremistëve dhe terrorizmit”, shtoi tutje Sveçla.