Ambasada e Finlandës në Moskë ka konfirmuar sot se ka marrë tre letra, njëra prej të cilave përmban pluhur.
Ambasada i tha RIA Novosti-t se, pasi iu dorëzuan tre letra të enjten, ata iu drejtuan Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, përcjell Fol Drejt.
Siç shtuan ata, në përputhje me rregullat e sigurisë të Ministrisë së Jashtme Finlandeze, letrat iu dorëzuan përfaqësuesve të autoriteteve ruse, të cilët po kryejnë hetime të mëtejshme./FolDrejt/