Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka quajtur mjet jetik drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi në Facebook, duke thënë se vendimi i presidentit Biden është “një referencë e qartë për Shqipërinë, bën të qartë se urdhri ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”.
“Presidenti Joe Biden miratoi një urdhër ekzekutiv të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera”, thuhet në reagimin e ambasadës, raporton Alsat M, percjell Foldrejt.com