Ambasada amerikane në Moskë, në një deklaratë me shkrim, i këshilloi qytetarët e saj që të qëndronin larg vendeve publike në qytetet e Moskës dhe St.Petersburgut.
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëroi qytetarët e saj për sulme të mundshme terroriste në Rusi, shkruan AA.
Ambasada amerikane në Moskë, në një deklaratë me shkrim, i këshilloi qytetarët e saj që të qëndronin larg vendeve publike në qytetet e Moskës dhe St.Petersburgut.
“Sipas burimeve mediatike, ka kërcënime për sulme në hapësirat publike të qyteteve të mëdha përfshirë qytetet Moskë dhe St.Petersburg në vende si qendrat tregtare, stacionet e trenit dhe metrosë, si dhe në vendet e grumbullimit publik në zonat e përshkallëzimit në kufirin ruso-ukrainas”, thuhet në deklaratë, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë gjithashtu këshillohen qytetarët amerikanë që të rishikojnë planet e tyre të sigurisë personale dhe se ata gjithashtu duhet të kenë plane evakuimi të pavarura nga ndihma e qeverisë amerikane.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë me shkrim drejtuar autoriteteve amerikane tha: “A ua keni përcjellë këtë informacion kolegëve tuaj rusë përmes kanaleve të përbashkëta? Nëse nuk e keni përcjellë, si duhet t’i kuptojmë të gjitha këto?”./FolDrejt/