Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jeff Hovenier, e ka mirëpritur fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes për dokumentet e hyrje daljes mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Fol Drejt.
Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke mes dy vendeve.
“Mirëpres fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrjes/daljes. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hovenier.
Welcome the smooth start to implementation of the EU-facilitated agreement on entry/exit documents. Freedom of movement is essential to normalization of relations centered on mutual recognition for 🇽🇰 & 🇷🇸. Looking forward to seeing progress on other issues in the coming months.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 1, 2022