Ambasada e Finlandës në Moskë ka marrë një letër që përmban një pluhur të panjohur dhe ia ka raportuar çështjen autoriteteve ruse, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ambasada informoi ministrinë e jashtme të Rusisë se kishte marrë tre letra të enjten, të paktën njëra prej të cilave përmbante një pluhur, tha Zakharova.
“Ne mund ta konfirmojmë një apel të tillë nga ambasada e Finlandës drejtuar Ministrisë së Jashtme ruse, sipas së cilës tre zarfe identike drejtuar atasheut ushtarak dhe ndihmësve të tij janë dorëzuar më 13 prill në kutinë postare të misionit diplomatik”, tha ajo.
“Ambasada e Finlandës do të informohet për rezultatet e hetimit.”/FolDrejt/